Kryeministri Edi Rama i është bashkuar pasagjerëve shqiptarë që kanë mbërritur nga Londra me “Air Albania”, për të udhëtuar për herë të parë drejt Kukësit.
Ky është fluturimi i parë civil në aeroportin e ri të Kukësit, siç edhe e kishte premtuar, pas pak minutash Rama do të ulet në aeroportin “Flatrat e Veriut”.
“Nga Aeroporti “Nënë Tereza” drejt Kukësit në Aeroportin Ndërkombëtar të “Zayed Flatrat e Veriut”, me pasagjerët VIP, çunat çamarrokë të fejsbukut nga Londra”, shkruan Rama.