Klevis Ruçaj është 20-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik ditën e djeshme bashkë me dy vajzat që kishte pasagjere në mjetin tip ‘Audi’ që po drejtonte’.
Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën ka qenë duke lëvizur 20-vjeçari, çka ka bërë që të humbë kontrollin dhe të makina të ‘fluturojë’ nga mbikalimi i TEG dhe përfundoi poshtë në autostradë mbi një tjetër makinë.
Duket se 20-vjeçari ka qenë i apasionuar pas shpejtësisë, pasi shpesh postonte video në rrjetin e tij social TikTok duke lëvizur me makina luksi e me shpejtësi deri në 270 km/h.