Nga Artan Hoxha
Pas videos ku Sali Berisha shfaqej duke rregjistruar me diktofon ne reanimacionin e spitalit ushtarak, ish-truprojen e Azem Hajdarit, Zenel Neza, i vetmi i mbijetuar nga atentati i 12 shtatorit 1998, emisioni Xhungel, po sjell nje tjeter regjistrim, kete radhe edhe me te rende.
Behet fjale per mitingun e fundit elektoral te presidentit ende ne detyre, Sali Berisha, para banoreve te Tropojes, me 19 qershor 1997.
Me qe jemi ne kohe regjistrimesh dhe kur flitet per regjistrime politikanesh apo shtetaresh te larte te implikuar ne krime shteterore.
Sali Berisha eshte regjistruar nga stafi i tij duke kerkuar te rrembehet me patjeter, me forcen e armeve vellai i vogel i familjes Haklaj, Shkelqim Haklaj.
Berisha i drejtohet stafit te truprojave te veta se e do patjeter me vete, “gjalle ose vdekur” Shkelqim Haklajn.
Ai nuk mundi ta “merrte” dot me vete ate dite qershori Shkelqim Haklajn pse e akuzonte se i kishte prishur mitingun.
Por gjashte muaj me pas, me 5 janar 1998, Shkelqim Haklaj dhe Artur Demiri (kunati i Fatmir Haklajt) u gjeten te masakruar ne automjetin e tyre ndersa ktheheshin nga qyteti i Krumes.
Vrasesit, nje grup i madh personazh, qelluan drejt tyre me bresheri te tera armesh gjate nje prite te ngritur ne Qafen e Luzhes.
Kjo ishte vrasja e pare pas 1997-es qe i vuri flaken Tropojes dhe nisi konfliktin e pergjakshem ku mbeten te vrare dhjetera djem dhe burra ne Malesine e Gjakoves.
Asnje nga keto krime te pergjakshme, me mina te telekomanduara, snajpere dhe komando nuk eshte zbardhur kurre.
Nxitesi, organizatori dhe perfituesi direkt i ketij bilanci tragjik te vraresh, kullash te djegura, madje deri dhe varresh te dhunuara ne Tropoje, ishte vetem nje emer.
Nese prokuroria shqiptare, ka ndermend te zbardhe ndonjehere kush fshihet pas krimeve ne Tropoje, ja ku e ka nje prove te re nga ku duhet te nise zanafilla e hetimeve per serialin e pergjakshem.
Pjesa me poshte, ku Sali Berisha komunikon me truprojat e veta eshte shkeputur nga emisioni Xhungel, “Dosja Tropoja”, pjesa e katert, transmetuar per here te pare ne 3 dhjetor 2007