Ky ishte Mihailo Tolotos, murg grek. E kaloi tërë jetën e tij 82-vjeçare në malin Athos, pa parë kurrë një grua për shkak të rregullit të rreptë të manastirit ku jetonte.
Lindi në vitin 1856. Vetëm katër orë pas lindjes së tij, nëna i vdes dhe e braktisin në shkallët e një manastiri që ndodhej në malin Athos, qendra e monastizmit ortodoks.
Murgu që ishte atje e futi brenda dhe manastiri u bë shtëpia e tij e përhershme. I rritur dhe i arsimuar brenda manastirit të rrethuar me mure, Mihailo u bë murg dhe thuhet se nuk doli kurrë nga mali deri në vdekjen e tij, në vitin 1938.
Dhe meqenëse gratë nuk lejohen të shkelin në malin Athos, Miahilo Toloto vdiq pa parë kurrë një grua.