Në kongresin e Partive Socialiste Europiane që u mbajt më datë 14-15 tetor në Berlin, teksa po mbante fjalimin e tij në gjuhën gjermane, kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz është ndalur për t’ia shpjeguar në anglisht kreut të qeverisë shqiptare atë se çfarë po thonte.
Kancelari gjerman dëgjohet teksa i drejtohet kryeministrit shqiptar me emrin Edi, dhe i tregon se po thoshte se ato do të mbështesin vendet e Ballkanit Perëndimor
‘Edi (i drejtohet kryeministrit që ishte ulur në sallë) sapo thash që ne do t’u qëndrojmë pranë vendeve të Ballkanit Perëndimor (qesh).’- u shpreh kancelari Olaf Scholz.
Përgjigja e kancelarit gjerman erdhi pasi kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në kongresin e PES në Berlin, kërkoi nga Bashkimi Europian që të mbështesë Shqipërinë në krizën energjetike dhe të mos përsërisë të njëjtën situatë si me rastin e vaksinave anti-COVID në kohën e pandemisë.
E ftuar në këtë Kongres nga Shqipëria është Partia Socialiste, ndërkohë që nuk është ftuar Partia e Lirisë e Ilir Metës. Aleanca me Sali Berishën, i ka mbyllur një derë Ilir Metës në arenën ndërkombëtare. Për shkak të koalicionit dhe partneritetit me Sali Berishën, një njeri i shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA dhe Britania e Madhe.