Në “Anfield” skuadra e Liverpool përmbysi 3-1 Leicesterin dhe shkëputet në krye të Premier League. Ayeu shënoi për “Dhelprat” pas vetëm gjashtë minutave lojë, por Cody Gakpo në fundin e pjesës së parë barazoi për të kuqtë 1-1.
Në fraksionin e dytë Jones dhe Salah shënuan edhe dy herë për Liverpool, që pas këtij suksesi prin Premier League me 42 pikë, tetë pikë më shumë se Chelsea ndjekës dhe me një ndeshje më shumë për të zhvilluar.