Liverpool 4-1 Chelsea (23′ Diogo Jota, 39′ Bradley, 65′ Szoboszlai, 79′ Diaz; 71′ Nkunku)
Liverpool ka fituar 4 me 1 përballë Chelseat në “Anfield Road”. Kështu nuk ka lënë Manchester Cityn t’i afrohet, pasi këta të fundit fituan 3 me 1 ndaj Burnley. 5 pikë diferencë, që japin siguri te djemtë e Klopp.
Për Chelsean mund të thuhet se ishte natë për t’u harruar. Ra në sy se Armando Broja nuk mori asnjë minutë. Sulmuesi i Kombëtares nuk u preferua nga Pochettino, që kreu të gjitha zëvendësimet e mundshme.
Chelsea ndodhet aktualisht në vendin e 10-të të Premier League, ndërsa rrezikon të zbresë dhe më poshtë. Situata nuk është aspak e qetë te blutë e Londrës.
Premier League: Java 22
Stadiumi: Anfield Road
FORMACIONET ZYRTARE:
Liverpool: Alisson; Bradley, Konate, Van Dijk, Gomez; Mac Allister, Szoboszlai, Jones; Jota, Diaz, Nunez
Chelsea: Petrovic, Disasi, Thiago Silva, Badiashile, Chilwell, Gallagher, Caicedo, Enzo, Madueke, Palmer, Sterling
Rastet live:
FT/ Liverpool 4-1 Chelsea
79′ Diaz shënon golin e katërt për Liverpool, duke shuar shpresat e Chelseat. (VIDEO)
71′ Nkunku shënon gol shprese për Chelsean. 3-1. (VIDEO)
65′ Szoboszlai shënon golin e tretë në favor të Liverpool. 3-0. (VIDEO)
HT/ Liverpool 2-0 Chelsea
45+2′ Penalltia e humbur nga Nunez. (VIDEO)
39′ Talenti i mbrojtjes Bradley shënon golin e dytë për Liverpool. (VIDEO)
23′ Diogo Jota gjen golin për Liverpool. 1-0. (VIDEO)