Përpara pak orësh është publikuar prodhimi më i ri muzikor nga Gena. Nën titullin ‘Lot i ëmbël’ këngëtari sjellë sërish një baladë, por klipi në fjalë ka gjithsesi frymë verore. Modele këtë herë është zgjedhur një nga vajzat e njohura të ekranit, Xhensila Pere.
Ajo është kthyer në imazhin kryesor të videoklipit që pritet të kthehet në sukses. Këtë verë Gena ka sjellë për publikun disa prodhime të reja muzikore, ndër të cilat spikati bashkëpunimi me Greta Koçin i cili u publikua dy muaj më parë.