Lulzim Basha ka shfaqur disa mangësi të theksuara në anën juridike gjatë bisedës së fundit me gazetarët.
Duke folur lidhur me ligjin që i hap rrugë ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar, kryedemokrati ka deklaruar se ky ligj duhet të kishte shkuar në Komisionin e Venecias më parë për t’u shqyrtuar dhe për të kërkuar rekomandime.
Gafa e liderit të opozitës lidhet me faktin se ky komision nuk shqyrton çdo ligj të zakonshëm, siç është në rastin e teatrit.
Komisioni merret specifikisht me ligjet që prekin drejtpërdrejt kushtetutën e republikës. Në Komisionin e Venecias ka shkuar ligji për avokatinë dhe natyrisht duhet të shkojë edhe ai për vettingun e politikanëve.
Por kurrësesi, ky organ nuk mund të japë opinionin e tij për çështje që nuk lidhen me cënimin e kushtetutqs.
Edhe pse është diplomuar si “Jurist”, mesa duket kreu i PD-së nuk ka qenë në këtë orë leksioni kur i kanë shpjeguar “Venecian” duke mbartur boshllëqë që reflektojnë një kulturë të mangët juridike. (TemA)