Ky është momenti qesharak kur një majmun për pak sa nuk ekspozon gjoksin e një turisteje duke i tërhequr bluzën.
Brittany Bouman, e cila po udhëtonte me miqtë e saj në Tailandë, u përball me një situatë të sikletshme kur vizitoi një kopsht zoologjik.
Pasi majmuni u hodh mbi të filloi t’i tërhiqte rrobat dhe për pak sa nuk e nxorri topless. Por Brittany reagoi në kohë dhe arriti të shmangte këtë moment duke e kaluar me të qeshura.