Autoritetet në Arizona kanë publikuar videon që tregon momentin që makina pa shofer përplasi për vdekje një këmbësor.
Makina pa shofer Uber thuhet se dështoi të ngadalësonte shpejtësin, duke goditur për vdekje një grua 49-vjeçare që ecte me biçikletën e saj përgjatë rrugës.
Mediat amerikane raportojnë se në këto pamje duket momenti i përplasjes që vrau Elaine Herzberg në Tempe të Arizonës, në natën e së dielës.
Kjo ngjarje, siç shkruajë më tej mediat e huaja, ka ngritur pyetje të reja për arsyen pse makina nuk u ndal kur një njeri hyri në rrugën e saj dhe ka shkaktuar shqyrtim të rregulloreve në shtet, të cilat kanë inkurajuar testimin e teknologjisë autonome.
“Është e tmerrshme”, ka thënë Tina Marie Herzberg White, një e afërme e viktimës. “Duhet të ketë një çështje penale”.
Policia ka lëshuar dy video të rastit – njëra jashtë dhe tjetra që tregon brendësinë e veturës.
Pamjet e jashtme tregojnë makinën që ecte në një rrugë disi të errët dhe kryesisht bosh pasi që u përplas me gruan duke ecur drejtpërdrejt në rrugën e saj.
Ndërkaq pamjet brenda tregojnë operatorin, duke parë diçka brenda makinës dhe jo në rrugë në kohën e përplasjes. (TemA TV)