UEFA ka zbardhur edhe rezultatet finale për golat më të bukur në fazën kualifikuese të Euro 2024. Jasir Asani dhe Kristjan Asllani janë mes tre golave më të bukur, teksa më i preferuari nga tifozët ka dalë realizimi i Askhat Tagybergen.
Lojtari i Kazakistanit i shënoi Danimarkës një gol fantastik, thuajse identik si ai i Jasir Asanit. Mëngjarashi i Kombëtares vetëm në vendin e dytë për golin e shënuar kundër Polonisë.
Më pas Kristjan Asllani me “perlën” shënuar kundër Ishujve Faroe. Mes dhjetë golave më të bukur, në vendet 2 dhe 3 janë atë të Kombëtares, realizime që ndihmuan kuqezinjtë të shkojnë në finalet e “Gjermani 2024” që do zhvillohet nga 14 qershori – 14 korrik.
Renditja:
Vendi 1: Askhat Tagybergen i Kazakistanit kundër Danimarkës
Vendi 2: Jasir Asani i Shqipërisë kundër Polonisë
Vendi 3: Kristjan Asllani i Shqipërisë kundër Ishujve Faroe
Vendi 4: Emin Makhmudov i Azerbajxhanit kundër Suedisë
Vendi 5: Yunus Akgun i Turqisë kundër Letonisë
Vendi 6: Zan Vipotnik i Sllovenisë kundër Kazakistanit
Vendi 7: Kylian Mbappe i Francës kundër Gjibraltarit
Vendi 8: Sandro Uolfinger i Lihtenshtejnit kundër Bosnjës
Vendi 9: Leando Trossard i Belgjikës kundër Estonisë
Vendi 10: Bukayo Saka i Anglisë kundër Maqedonisë së Veriut