Është e vërtetë që kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson njihet për gafat apo skandalet dhe këtë nuk e themi vetëm ne. Por mesa duket ai ka vendosur t’i tërheqë mbrapsht gabimet e së shkuarës dhe me një gjest të veçantë që nuk na e kishin zënë sytë deri më sot.
Në videon më poshtë do të shihni teksa, kryeministri britanik bën gjëstin më modest që kemi parë. Me një leckë në dorë e me kovën pranë, duke pastruar dyshemenë e një ambienti i cili është shkatërruar nga përmbytjet. Ngjarja ka ndodhur në Matlock, Derbyshire.
Pamjet u bënë menjëherë virale në rrjetet sociale. Kryeministri, Johnson vizitoi të enjten komunitetet e përmbytura në veri të Anglisë.