Kohët e fundit në bregdet, është rikthyer frika e maskave. Janë disa raste të denoncuara kryesisht në Golem dhe Gjirin e Lalzit, për vjedhjen e supermarketeve, vilave, por dhe automjeteve.
Gazeta TemA ka mundur të sigurojë një video ekskluzive, se si vidhet një supermarket në Gjirin e Lalzit. Nga video shihet se grabitësit rrëmbejnë kasafortën. Më parë, në të njëjtën zonë, pronarit të supermarketit i kanë vjedhur edhe makinën.