Ilir Meta duket se ka tjetër axhendë nga ajo e Sali Berishës.
Në ditën e humbjes së thellë në Himarë, për të cilën Sali Berisha dhe njerëzit e tij janë tërbuar, ai u shfaq në Tropojë.
Në Tropojën e Sali Berishës, ku ky i fundit nuk shkel dot.
Jo se ndodhet në arrest shtëpie, por për krimet që ka bërë në qytetin e vet të lindjes.
Apo dhe për vetë një histori fëmijërie që e përndjek dhe e bën që mos të shkelë në kullën ku ka lindur.
“Në këtë buzëmbrëmje të veçantë pranë bacë Bajram Currit, për 5 prioritetet tona bashkë me djemtë dhe burrat patriotë të Tropojës për t’i thënë ndal shpopullimit dhe pozhvillimit dhe mirëqenies të banorëve të kësaj treve patriotike dhe të mrekullueshme.
Krenar për Tropojën fisnike, për traditat, zakonet, besën dhe bjeshkët e tyre të jashtëzakonshme”, shkruan Meta, ndërsa ka postuar edhe një video.
Kësaj i thonë në shtëpinë e Berishës ka vaki, Ilir Meta nga ana tjetër ha dhe pi.