Kryeministri Edi Rama iu përgjigjet kritikëve në rrjetet sociale, pas Kuvendit Rinor Kombëtar.
Një komentues i shkruan se ka gjetur ca debila që e duartrokasin dhe si Enveri u thotë që emigrantët jashtë po vdesin për bukë.
Kreu i qeverisë i thotë se transformimi i Shqipërisë është real dhe se emigrantët me kursimet e tyre kanë hapur agroturizma.
Komentuesi: I paparë je, e bukura është se gjen edhe ca debila që të duartrokasin. Mirë që nuk thua si Enveri, që po vdesin për bukë ata në Itali e sidomos në Angli.
Rama: Unë nuk them që po vdesin për bukë në Itali e në Angli, se për bukë nuk ka vdekur askush as në Shqipëri, që nga koha e Skënderbeut të paktën. Më vjen keq për ty e ca të tjerë që shajnë mijëra të rinj se përse duartrokasin në Kuvend e tyre Rinor. Ndërkohë, çfarë thashë për Thethin ta konfirmoj prapë edhe ty dhe gjithë atyre sharësve që nuk dinë çfarë thonë.
Po i njoh, i kam takuar, kam qëndruar me ta, i kam parë investimet që kanë bërë atje me kursimet e emigracionit. Dhe të them po, njeriu që ndihmon familjarët e tij në Itali nga Thethi falë të ardhurave që krijon nga puna atje në mal, pasi është kthyer nga Italia. Në atë vend ku ata e kanë bërë Thethin destinacion Europian, është njeri real dhe nuk është i vetmi”.
Më tej, kryeministri thotë se në zgjedhjet e 11 majit llumi i Shqipërisë do të pastrohet dhe më tej.
Sa i takon negociatave për anëtarësimin në BE, Rama thotë se me ironi se europianët qenkan çmendur dhe duan të fusin në BE një narko regjim.
“Ty Rita të them, se agroturizmi në Shqipëri nuk është fantazi, po industri reale e cila po krijohet duke treguar përditë se si shpërblehet in edhe në fshatin më të largët.
Natyrisht po ta shohësh Shqipërinë nga pasqyrat e kanaleve dhe portaleve ashtu është, këtu vdesin për bukë dhe vriten në rrugë dhe çdo vit vijnë me miliona budallenj nga jashtë që thonë se Shqipëria ka mikpritje dhe ushqim të jashtëzakonshëm kudo.
Është më e lirë se nga ata vijnë, ka bukuri përrallore dhe siguri shembullore. Mirë këta që vijnë, por janë dhe ata që ulen me ne për të negociuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE, brenda 2030. Që janë çmendur fare ata, kanë rrjedhur krejt, duan të fusin në BE një narko regjim ku është ngjallur Enveri dhe ku qeveria vetëm vjedh popullin, kurse populli vetëm ikën nga sytë këmbët ose vritet e vdes rrugëve për bujë.
Shqipëri apo bëhet, të gjitha ndryshimet janë reale, faktet janë atje ku janë një e punës, ku janë sipërmarrjet ku është jeta e përditshme që nuk duhet nga kanalet dhe portalet e llumit, se ka edhe llum. Ka akoma, po dhe llumi po pastrohet, do të pastrohet edhe më shumë më 11 maj. Shqipëria po bëhet”, shprehet Rama.