Në derbin e madh mes Besiktas dhe Trabzonspor, skuadrat ndanë nga një pikë (2:2) Mysafirët kryesuan dy herë, dhe Besiktas barazoi.
Në një moment futbollisti shqiptar, Ennis Bardhi, i cili shënoi një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë në Europa League, humbi një goditje të pastër – por u bë protagonist pas një zënke të madhe në fushë që “tërboi” tifozët e Besiktas,
Enis Bardhi u përlesh me mbrojtësin Valentin Rozie, të cilin e kapi për fyti pas një dueli.
Reagimi i tifozëve vendas ishte i menjëhershëm, pasi ata filluan të hedhin gjësende të ndryshme nga tribuna në drejtim të Enis Bardhit.