Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka postuar një video në rrjete sociale nga seanca e djeshme parlamentare teksa në foltore ishte kryedemokrati Sali Berisha.
Mirëpo, mikrofoni i Sali Berishës në foltore ishte i fikur dhe pavarësisht kësaj, kryedemokrati vijonte të fliste. Njëkohësisht me të, fjalën në Kuvend e kishte marrë deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi.
Nga video që Balla poston, duket se Berisha nuk e kupton nga i vjen zëri dhe se kthehet pas nga ministrat e kabinetit për të parë se kush po flet. Nga pamjet shihet ministri Pirro Vengu, Besfort Lamallari dhe Adea Pirdeni që qeshin.