Ernest Muçi ka tundur rrjetën në Turqi. Lojtari i Kombëtares shqiptare shënoi një supergol, teksa luhej minuta e 62-të kundër Kirklarelispor.
Dhe pse nuk pritej, Muçi lëshoi një goditje që befasoi mbrojtjen dhe portierin kundërshtar. Goli pati vlerë për të zhbllokuar takimin, që vlen për raundin e dytë të Kupës së Turqisë.
Kjo ishte dhe rrjeta e parë për Muçin duke pasur në stol trajnerin Solskjaer. Ky i fundit ka treguar që i beson sulmuesit shqiptar, i cili sot e nisi nga minuta e parë.
(Goli i Muçit –VIDEO)