Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe efektivëve të FNSH në oborrin e Kuvendit. Pasi militantët që po protestonin në Bashkinë e Tiranës iu afruan hyrjes së Kuvendit, FNSH u fut në oborrin e Kuvendit dhe këtu nisi përplasja fizike.
Sa i takon eftktivit për të cilin PD pretendon se ka nxjerrë armën, në video dallohet qartë se si dy deputetët e sulmojnë fizikisht, i heqin kapelën dhe tentojnë t’i marrin skafandrën mbrojtëse.
Instinktivisht për t’u mbrojtur, efektivi dallohet teksa vë dorën në anën e djathtë të tij dhe pikërisht për këtë moment deputetët demokratë pretendojnë se ka nxjerrë armën dhe e dhunojnë në menyr shtazarake. Për shkak se shteti i bananeve nuk ka asnjë ligj të prerë për vandalët e quajtur deputet, polici u gjend i papregatitur dhe i shokuar nga sulmi dhe nuk mundi të reagonte. Duhej një urdhër i menjëhershem që trupat e FNSH të përgjigjeshin me të njëjtën monedhë.
Ndaj shteti i bananeve mos t’i lëshoj ruajtësit e rendit si mish për top, përpara këtyre kriminelve ordiner, sepse nëse dikush do arrinte të prekte dhe dhunonte policinë në detyrë në SHBA policia do i’u a kishte hequr brekët nga koka edhe organizatorëve e jo më dhunuesve.
Poshtë video e armës imagjinare pistoletë Spraj për trimin Baçi, i cili e di mirë se gjaku i tij ka erë m*ti, ndaj me të drejtë është lemerisur:
Video e dhunimit makabër e efektovit të Forcave speciale: