Sali Berisha e akuzonte dikur Gazment Bardhin si përgjegjës direkt për gjakderdhjen në Elbasan në zgjedhjet e vitit 2021.
Kujtojmë se Bardhi drejtonte qarkun e Elbasanit dhe pas shpalljes së Berishën ‘non grata’ qëndroi në linjën e Lulzim Bashës, duke u etiketuar dhe duke u vënë në qendër të sulmeve dhe akuzave nga Berisha.
Ndërsa Berisha e bëri direkte përgjegjës për ngjarjen e rëndë në Elbasan, Bardhi akuzoi ‘babin e Zenit’ për masakrën e Gërdecit, ku humbën jetën 26 njerëz të pafajshëm.
Mirëpo, kohët rrodhën dhe nuk dihet se çfarë ndodhi mes tyre. Kështu që nga deklaratat e tilla, së pari, u vajt te duartrokitja e njëri-tjetrit e për të vijuar tani te bashkëpunimi, ku Bardhi është vënë totalisht në shërbim të Berishës.
Sigurisht që hë për hë as i pari nuk e quan më ‘babi i Zenit’ as i dyti nuk e akuzon më për ngjarjen e rëndë të Elbasanit.
Sot jo, se nesër Berishës nuk i dihet. E sigurt është se varet se si do të sillet Gaz Bardhi.






