Ndërsa tensionet po vijojnë brenda dhe jashtë Kuvendit të Shqipërisë, nga ana tjetër janë minatorët të cilët janë mbledhur dhe po protestojnë.
Ka qenë deputeti demokrat Edi Paloka ai i cili u ka shkuar pranë minatorëve, mirëpo këta të fundit e kanë përzënë duke iu drejtuar me fjalët: Largohu, hajdut!
Minatorët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me veprime të tjera nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.
Ata kërkojnë miratimin e statusit të tyre në Kuvend, si dhe përmirësimin e kushteve të punës. Ata u kanë vendosur një afat prej dy javësh ligjvënësve shqiptarë dhe janë në pritje të një përgjigje.