Në video shihen ushtarët izraelitë duke kryer akte seksuale ndaj të burgosurit.
8 Gusht 2024, 13:04
Nga E. D
VIDEO/ Pamje skandaloze ku ushtarët izraelitë abuzonin seksualisht me
pamje nga vendngjarja
IZRAEL- Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Izraelit të hetojë dhe zbatojë përgjegjësinë pasi u shfaq një video që tregonte ushtarët që abuzonin seksualisht me një të burgosur palestinez. Në video shihen ushtarët izraelitë duke kryer akte seksuale ndaj të burgosurit.
“Ne kemi parë videon dhe raportet e abuzimit seksual të të arrestuarve janë të tmerrshme,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller.
Të burgosurit palestinezë të liruar kanë denoncuar torturat, përdhunimet dhe abuzime e tjera në paraburgim, të cilat autoritetet izraelite i kanë mohuar. Këtë javë, ekspertët e OKB-së paralajmëruan për përshkallëzimin e përdorimit të torturës nga Izraeli kundër të burgosurve palestinezë që nga fillimi i luftës në Gaza dhe bënë thirrje për përpjekje për të parandaluar krimet kundër njerëzimit.
“Të drejtat e njeriut të të burgosurve duhet të respektohen në të gjitha rastet dhe kur ka shkelje të supozuara, qeveria e Izraelit duhet të ndërmarrë hapa për të hetuar ata që dyshohet se kanë kryer abuzime dhe, nëse është e përshtatshme, t’i mbajë ata përgjegjës”, tha Miller.
Miller tha se hetimi ushtarak izraelit duhet të vazhdojë me shpejtësi.
Kliko videon:
https://rumble.com/embed/v57tqgy/?pub=4