Bora e parë zbardh Alpet që në muajin Shtator. Surprizë për turistët që janë ende me pushime në malet e Trentino-Alto Adige të Italisë, të cilët e gjetën veten të zhytur në një panoramë dimri.
Tridhjetë centimetra borë ranë në Marmolada, e cila u godit edhe nga stuhi ere të forta. Reshje bore në Val di Fassa, veçanërisht në liqenin Fedaia dhe Col dei Rossi dhe në Val Gardena, raporton “La Repubblica”, që e shoqëron edhe me pamje.
Gjithashtu edhe në kalimin Stelvio, në Ciampaz dhe në Brenta Dolomites dhe në majat Plose mbi Bressanone. Pamjet në video i përkasin strehës Capanna Punta Penia, në 3340 metra mbi nivelin e detit, në majën e Marmolada. Reshjet e borës erdhën edhe pse temperatura nuk kishte rënë kurrë nën zero për dy muaj.
https://www.repubblica.it/green-and-blue/2024/09/13/video/prima_neve_in_trentino_in_vetta_alla_marmolada_spazzata_dal_vento-423494671/