Prej rreth një ore ka nisur protesta e thirrur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta para kryeministrisë.
Ndërsa televizionet po transmetojnë live pamjet e protestës së Berishës e Metës, që si zakoniaht furnizohet nga një regji dhe të krijon impaktin e pjesëmarrjes masive kjo për shkak edhe të errësirës. Report TV ka publikuar pamje nga lart të xhiruara me dron në kulmin e protestës, ku siç shihet pjesëmarrja është e njëjtë me atë të 7 korrikut.
Siç mund ta shihni në videon më poshtë, militantët dhe simpatizantët e PD-PL kanë mbushur sheshin deri tek ura e Piramidës, më pas ka një pakicë të vogël pjesëmarrësish që janë shpërndarë në Bulevard për të krijuar imazhin e një pjesëmarrje masive. Për më tepër shiko videon:
https://zebra.cdnja.co/v/92/92w19.mp4?token=aiCPcDU31tNdPr4BjoC73g&expires=1668274082