Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të diel në Rinas Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Më pas ata janë zhvendosur në Pallatin e Brigadave, aty ku është pritur me një ceremoni shtetërore, ku janë dëgjuar dy himnet.
Kjo është vizita e parë në vendin tonë e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa gjatë takimit zyrtar, pritet që të firmosen marrëveshje bashkëpunimi mes vendit tonë dhe vendeve arabe në fushën e energjetikës, por edhe në fusha të tjera.
Shkëmbimi i marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të bashkëpunimit midis Masdar, TAQA, KESH dhe OST, si dhe nënshkrimi i letrës së angazhimit për Projektin e Qytetit Inteligjent të Shqipërisë midis “Presight AI Ltd”.Shkëmbimi i marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të bashkëpunimit midis Masdar, TAQA, KESH dhe OST, si dhe nënshkrimi i letrës së angazhimit për Projektin e Qytetit Inteligjent të Shqipërisë midis “Presight AI Ltd”.