Ilir Meta është parë në Londër, bashkë me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin. Ata janë parë të dy në rrugët e kryeqytetit, ndërsa mediat shkruajnë se janë filmuar në një zonë goxha luksoze dhe me dyqane të shtrenjta.
Çifti Meta-Kryemadhi shihen duke ecur krah-për-krah me njëri–tjetrin, ndërkohë që disa herë është aluduar në media se ata kanë biznese në Londër. Madje është pretenduar se në listën e personave “non grata” është dhe çifti i hajdutërisë së xhepave të shqiptarëve.
Madje të paguash 160 mijë paund, me para që nuk ti ka lënë trashëgimi askush dhe me dallavere sikur dy politikanët kanë agjensi imobiliare, është vërtet një tallje e madhe me ligjet dhe drejtësinë shqiptare.
Tre fëmijët e Ilir Metës studiojnë në Angli, ku kostoja për të arsimuar është shumë e lartë, por siç duket ata janë shumë të “pikëlluar” për vdekjen e mbretëreshës dhe kanë shkuar edhe dy prindërit, për tu “fshirë lotët” e dhimbjes, në emër të shqiptarëve. /Ekskluzive.al