Një traget është përfshirë nga flakët në Portin e Sarandës. Report Tv ka sjellë pamje nga brenda tragetit ku duket se flakët janë përhapur masivisht në bord, duke shkrumbuar gjithçka. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.
Trageti ‘Santa’ i përfshirë nga flakët bën linjën Sarandë- Korfuz. Trageti kishte rreth 40 minuta që kishte ardhur nga Korfuzi dhe ishte ankoruar në port. Mjeti është e pronë e kompanisë “IONIAN SEAËAYS”.
Fatmirësisht nuk kishte njerëz në bord. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve zjarri është fikur, ndërsa Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes.