Gjatë konferencës së mbajtur nga Presidenti Joe Biden për luftën në Ukrainë ka bërë një gafë gjatë fjalimit. Biden po fliste për Gjendjen e Bashkimit mes krizës në Ukrainë, duke ngatërruar kombin që po përballet me pushtimin me Iranin.
Biden, 79 vjeç, njeriu më i vjetër i zgjedhur ndonjëherë në presidencën e Shteteve të Bashkuara, po fliste për pushtimin e vazhdueshëm rus kur gaboi.
“Putini mund të rrethojë Kievin me tanke, por ai kurrë nuk do të fitojë zemrat dhe shpirtrat e popullit iranian”, tha Biden.
Vetëm pasi mbaron së thëni ‘iranian’, nënpresidentja Kamala Harris mund të shihet pas Biden duke thënë fjalën e duhur, ‘ukrainas’.
Rrjetet sociale u ndezën nga reagimet për gabimin, me ‘iranianët’ në trend pas fjalimit.