Presidenti Zimbabves, Emerson Mnangaua i ka mbijetuar një sulmi me bombë në qytetin e Bulavajos.
Eksplozivi shpërtheu ne momentin kur kreu i shtetit sapo i ishte drejtuar simpatizantëve të tij të mbledhur në një stadium.
Presidenti vete nuk u lëndua, por nga sa pohojnë mediat vendase, disa zyrtare të lartë kanë mbetur të plagosur.
Mnangaua erdhi në pushtet në muajin nëntor, pasi arriti të përmbyste paraardhësin e vet Robert Mugabe.
Ndërkohë me dhjetëra vetë u plagosën edhe nga një shpërthimi të ndodhur gjatë një mitingu në kryeqytetin e Etiopise, Adis Abeba, ku merrte pjese kryeministri Abij Ahmed. Të paktën 114 persona përfunduan në spital, një pjese me plage të rënda.
https://youtu.be/eOkWWTyP2LM