Këto imazhe të pabesueshme tregojnë një murg të vdekur budist me një buzëqeshje në fytyrë edhe pasi trupi i tij u zhvarros nga pasuesit dy muaj pas vdekjes së tij.
Murgu i nderuar Luang Phor Pian vdiq në moshën 92 vjeç më 16 nëntor, pas marrjes së sëmundjes në një spital në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok.
Pian, me origjinë nga Kamboxhia, kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij duke shërbyer si një mësues i mirënjohur budist në provincën qendrore Thai të Lopburit, ku trupi i tij iu kthye pasuesve pas vdekjes.
Këtë javë, pasuesit e tij e kanë lëvizur trupin e tij nga qefini, që mbahej në tempullin ku ai shërbeu dhe mbetën të befasuar kur panë se trupi i tij nuk ishte prishur por ishte ruajtur shumë mirë.
Për më tepër Pian dukej ende i qeshur, ndërsa pasuesit e fotografonin momentin e pabesueshëm për ta shpërndarë në rrjetet sociale.
Sipas raportimeve, murgjit e lëvizën trupin e shenjtë të murgut për t’i ndërruar veshjen. Trupi i tij u shfaq konsistent si i dikujt që kishte vdekur prej jo më shumë se 36 orësh.
Fytyra e paqtë e Pian, u mor si një shenjë se murgu ka arritur me të vërtetë nirvanën, qëllimin përfundimtar shpirtëror në budizëm.
Dishepujt e murgu do të vazhdojnë të luten për të, derisa një ceremoni e fundit pushimi të mbahet në ditën e 100-të të vdekjes së tij.