Reali i Madridit ka marrë një humbje të papritur mbrëmjen e sotme. Transferta kundër Rajo Vajekanos ka rezultuar e vështirë për “los blancos”, teksa vendasit kanë triumfuar me rezultatin 3-2. Komesana zhbllokoi shifrat që në minutën e 5 të takimit, ndërsa Reali u kundërpërgjigj me Modriçin, që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 37, dhe me Militaon që me kokë mposht portierin Dimitrevski në minutën e 41-të.
Pjesa e parë mes Rajo Vajekanos dhe Realit të Madridit është mbyllur në barazim 2-2. Vendasit kanë befasuar “los blancos” që në minutën e 5, kur kanë shënuar me anë të Comesana-s. Modriç ka kthyer sërish baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 37, ndërsa në të 41-tën Militao përmbys rezultatin. Por festa e madrilenëve zgjat vetëm tre minuta, pasi Garcia shkund përsëri rrjetën e Realit.
Ne pjesën e dytë të gjithë prisnin reagimin e Realit të Madridit, por goli erdhi prej kampit kundërshtar. Rajo fiton të drejtën e një 11 metërshi dhe pranë topit shkon Oskar Trejo. Ky i fundit fiton duelin me Kurtuanë në minutën e 67 dhe i jep kështu epërsinë Rajo Vajekanos. Vendasit ia dalin të administrojnë rezultatin deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit, duke fituar me shifrat 3-2. Reali i Madridit pëson sot humbjen e parë në kampionat, duke zbritur nga froni i La Liga-s, që tashmë i kalon Barcelonës.
Ndërkohë në qendër të vëmendjes është kthyer edhe Ivan Balliu. Një përplasje që mbrojtësi shqiptar ka pasur me Vinicusin ka bërë që tifozët të shfaqin menjëherë pakënaqësitë nëpër rrjetet sociale. Për Balliun është kërkuar karton i kuq, por arbitri në fushën e lojës ka menduar ndryshe
https://twitter.com/Juliaa668/status/1589732633252368384?