Kryeministri Edi Rama komentoi dhe kreun e SPAK, Altin Dumani, gjatë bashkëbisedimit me komentuesit online.
Ai tha se Dumani ka pasur dosjen e “21 janarit” për hetim, para reformës në drejtësi, por nuk e hetoi atë.
“Altin Dumani, që është drejtues i SPAK e ka pasur 21 janarin në tavolinë dhe më parë kur ka qenë prokurori e zakonshme, ka qenë prokuror i 21 janarit.
Ka pasur mundësi të luftojë dhe atëherë korrupsionin. Dini gjë që të ketë bërë luftë kundër korrupsionit, t’i ketë dalë emri sic i ka dalë tani?
Jo, se ka qenë e pamundur. Drejtësia ka qenë e kapur. Sot drejtësia doni apo s’doni ju, e ata që bëjnë kua kua apo ata që u shkojnë nga prapa, drejtësinë e ka çliruar nga kontrolli i pushtetit politik, forca politike që unë kam privilegjin të udhëheq për të bërë luftë majtas e djathtas”, tha Rama.