Edhe pse Kryeministri Edi Rama pranon se nuk zotëron asnjë patentë, ai ka shpërndarë një video në rrjetin social Facebook ku shfaqet duke i dhënë makinës.
“ME TIMON PA TIMON SHOFERI JON OSHT KAMPION” thotë ajo kënga e vjetër, ndërsa këtu jam unë që i jap makinës pa prek timon me dorë…😁
Sot nisi në Shqipëri revolucioni industrial mbi teknologjinë 5G, me një investim fillestar prej 150 milionë Eurosh nga kompania Vodafone👍
Ky revolucion do të transformojë rrënjësisht çdo sektor, nga ekonomia tek financat dhe energjia, nga bujqësia tek shëndetësia dhe arsimi, duke bërë të mundur të paimagjinueshmen jo në shekujt, po në vitet që vijnë🤩 #ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀️”- shkruan Rama teksa poston videon.