Kryeministri Edi Rama ka preferuar të relaksohet të premten, duke u shoqëruar nga njerëzit me te dashur të tij. Edhe pse flasim prej ditësh prej krizë politike dhe nga ana tjetër opozita po zhvillonte protestë para zyrës se tij, Rama nuk e ka v.rarë fort mendjen.
I shoqëruar edhe nga ish-presidenti francez, Nikolas Sarkozy, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta ndjekë familjarisht koncertin e Carla Brunit, një event që vjen në Shqipëri në Ditën Ndërkombëtare të Muzikës.
Ai ka postuar një video të shkurtër në profilin e tij në Instagram ku shfaqet me bashkëshorten Lindën, vajzën e saj Rean dhe djalin e vogël Zahon.
Bashkëshortja e ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy, ka zgjedhur për koncertin e saj në Shqipëri, një nga pikat arkeologjike më të rëndësishme të trashëgimisë botërore.