Kryeministri i vendit, Edi Rama, ditën e sotme i shoqëruar edhe nga ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj, kanë inspektuar punimet në kantierin e Rilindjes për banesat individuale.
Rama me anë të një postimi në rrjetin social Facebook shkruan:
“Thumanë – Mbreslënëse puna në kantierin e Rilindjes për banesat individuale, infrastrukturën rrugore, pallatet, shkollën, kopshtin, ambulancën, njësitë e shërbimeve publike si edhe qendrën e re komunitare së bashku me terrenet sportive e parqet”.