Është ulur në Aeroportin e Kukësit avioni i parë, i cili është nisur sot nga Londra. Fillimisht avioni ka zbritur në Aeroportin e Rinasit, ku dhe ka hipur kryeministri Edi Rama, për të bërë kështu ndalesën përfundimtare në aeroportin e ri të qytetit verior.
Për këtë ka reaguar pak minuta më parë në llogarinë e tij në ‘Facebook’, kryeministri Rama, teksa shkruante: Pas pak, zbresim këtu, në Kukës, ku hapet porta e dytë nga qielli i Shqipërisë.
Aeroporti i Kukësit bëhet kështu aeroporti i dytë në vendin tonë. Kujtojmë që Kryeministri Rama ka premtuar edhe një aeroport të tretë në Vlorë.