Kryeministri Edi Rama nuk ka munguar të tallet me Sekretarin e Përgjithshëm të PD Gazmend Bardhi, i cili e quante të rrezikshëm eksperimentin e uljes së pagave.
Rama përmes një videomontazhi të hedhur në Instagram ironizon Bardhin, duke thënë se veç Gazit duhen dhe Mend.
Kreu i qeverisë teksa ka zënë kokën me duar, u qan hallin dhe prindërve të Bardhit, i cili sipas tij ka vetëm gaz por jo mend.
Me kete pergje, kreu i qeverise duket se ka mohuar dhe akuzen e numrit dy te PD per mbajtjen e nje perqindjeje nga pagat dhe pensionet, si fond per perballimin e koronavirusit!
“Jooo!
Ulje pagash, një eksperiment i rrezikshëm!
Gazmend, eh prindërit e shkretë.
Gaz Mend, duhet Gaz duhen edhe Mend. Por Mend nuk ka, ka vetëm Gaz.
Gaz gaz gaz!
Oooo Zot, ooo Zot, oo Zot”, thotë Rama në videon e shpërndarë për ndjekësit.
Ne sfond kishte adresen ne rrjetin social te Bardhit me deklaraten e tij per pagat.
Githe video shoqërohet me një muzikë të përshtatuar.