Agron Shehaj prej orësh mbajti të bllokuar Foltoren në Kuvend, duke mos lejuar që të flasin as deputetët e opozitës.
Pavarësisht se ish-kolegët demokratë i kërkuan Shehajt që të largohej nga Foltorja, ai sërish nuk pranoi që ta lironte, edhe pas masës së përjashtimit nga seanca e cila iu komunikua më herët nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spriopali.
Përveç incidentit me Flamur Nokën, Agron Shehaj kishte dhe një tjetër ‘përplasje’ me Xhelal Mziun.
Teksa ky i fundit po mbante fjalën në Kuvend, Shehaj qëndronte në foltore dhe ishte në një lidhje live me rrjetet e tij sociale, nga ku jepte mesazhet e tij. Kjo ka bërë që Mziu të shpërthejë ndaj Shehajt duke iu drejtuar: “pusho ti o papagall, o patericë e Qeverisë”.
Por nuk ka mjaftuar me kaq! Mziu ka rrëmbyer një bidon uji dhe ka tentuar të godasë Shehajn, ndërsa e ka shoqëruar veprimin me një seri fyerjesh në drejtim të tij.