Rey Manaj, sulmuesi i kombëtares shqiptare, ka debutuar me ekipin e parë të Barcelonës dhe ka arritur të shënojë 3 herë në një pjesë loje.
Manaj e nisi ndeshjen miqësore ndaj Gimnastic nga stoli i rezervave, ndërsa u aktivizua në minutën e 46. Vetëm 14 minuta më pas, sulmuesi shqiptar zhbllokoi rezultatin që ishte mbërthyer në shifrat 0-0.
Na vazhdim, sulmuesi shqiptar realizoi edhe 2 herë të tjera, në fitoren 4-0 të Barcelonës.
Sezonin e kaluar, Manaj ishte pjesë e Barcelona B, ndërsa tashmë është stërvitur me ekipin e parë edhe pse ende nuk dihet nëse do të qëndrojë te skuadra e Lionel Messit.