Armando Broja prej muajsh është jashtë fushës së lojës pas një dëmtimi në një ndeshje miqësore të zhvilluar para fillimit të Botërorit. Sulmuesi i Chelseat dhe bomber më shpresdhënës i Kombëtares shqiptare po punon intensivisht për t’u rikthyer më i fortë se kurrë.
Chelsea ka publikuar momente më parë një videomontazh të sulmuesit ku duket se po stërvitet me marshin e pestë. Dëmtimi është thuajse i hedhur pas dhe talenti shqiptar pritet të rikthehet të bëjë magjira më parë sesa mendohej.