Europa League zhvilloi sonte ndeshjet e xhiros së pestë të grupeve.Manchester United ka bërë detyrën ndaj Sheriff Tiraspool në shtëpi, duke e mundur 3-0. “Djajtë e kuq” do vuanin shumë për të zhbllokuar takimin dhe do ia dilnin të bënin diçka të tillë vetëm në minutën e 44-t, me Dalot.
Rashford tregoi klasin e tij me një gol me kokë në të 65-tën, pas një krosimi të Luke Shaë. Ronaldo la pas problemet me klubin dhe mposhti portierin kundërshtar, kurorëzim ky i një mbrëmje magjike. Skuadra nga Manchesteri është e dyta me 12 pikë, modestët moldavë janë të 3-tët me 3 pikë.
Roma fiton 1-2 në Finlandë ndaj HJK dhe mban vendin e 3-të me 7 pikë, po aq sa ka Ludogorets e vendit të dytë.VAR do “tërbonte” ekipin e Mourinhos në minutë ne 29-të, kur do anulonte një gol të Cristante. Gjithsesi, Giallorossi do merrnin epërsinë brenda pjesës së parë me të zakonshmin Tommy Abraham.
https://twitter.com/goalsreplayg/status/1585721644143689728?
HJK nuk do kthehej në mbrojtje, do guxonte, madje do barazonte shifrat në minutat e para të pjesës së dytë nga futbollisti me origjinë shqiptare, Përparim Hetemaj.Gjithsesi, asgjë për t’u shqetësuar për italianët, pasi Hoskonen do djalloste gjithçka në minutën e 62-të me autogolin e tij.Roma menaxhoi mirë rezultatin për të marrë në shtëpi 3 pikë me vlerë.