Protestën e sotme të foltores në Bashkinë e Tiranës duket se e kanë marrë në dorë të “fortit që të thyejnë në mes”. Ndër kryesorët që shfaqen kundër policëve, është Sali Lusha, ish-gardisti i Sali Berishës kur ka qenë president, e që njihet edhe si babai i Stresit.
Ndërkaq, ka ndërhyrë edhe Ilir Meta, i cili ka marrë situatën në dorë duke bërtitur në qendrën e improvizuar të zërit dhe i ka puthur dorën “Nënë Lizës” që u bë e njohur, për protestën kundër ndërtimit të unazës së re.
Deputetët e grupimit të Berishës së bashku me një grusht qytetarësh që kanë mbledhur kanë tentuar që të futen me forcë në ambientet e brendshme, duke shtyrë kordonin e policisë.
Protesta është thirrur pas arrestimit me urdhër të SPAK të disa ish-drejtorëve të kësaj bashkie.
https://www.cdnimpuls.com/video/660fd82c4792c.mp4