Kryeministri Edi Rama, është pritur nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Élysée, pak para nisjes së samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën.
Bashkë me liderë të tjerë të evropian dhe përfaqësues nga SHBA, kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm në diskutimet që do të mbahet ditën e sotme në Paris.
Në samitin do të marrin pjesë i dërguar special amerikan, Steve Witkoff dhe këshilltari i Trump, Jared Kushner.
Udhëheqësit e 35 shteteve do diskutojnë mbi garancinë e sigurisë për Ukrainën dhe Kievi është entuziast për të siguruar angazhime konkrete në rast se Rusia sulmon sërish.






