Pasi Partizani barazoi ndaj Tiranës në minutën e 90-të, pati përplasje mes lojtarëve të të dyja skuadrave. Në bazë të pamjeve shihet se ka konfrontim fizik mes futbollistëve të ekipeve, çka solli ndëhyrjen e forcave të sigurisë.
News 24 mëson se gjithçka nisi nga pankina e Tiranës, që pas golit të pësuar, u ngritën që të godisnin Gudjufin.
Gjithashtu, nuk mund të lihet pa përmendur se ka patur sherr edhe tek ata në stol dhe si rrjedhojë, janë përfshirë edhe stafet e ekipeve.
Pas qetësimit të situatës në “Arenën e Demave”, derbi rifilloi normalisht për të luajtur minutat e mbetura të takimit. Arbitri nuk ka hezituar të përjashtojë me karton të kuq disa lojtarë, me të kuqtë dhe bardheblutë që mbyllën ndeshjen me nga 9 lojtarë.