Alen Sherri ka përmbushur sot një nga ëndrrat e tij në karrierën futbollistike. Portieri shqiptar ka debutuar në një nga kampionatet më të fortë të botës, në Serinë A. Një debutim që i ka sjellë dyfish emocion, pasi përballë kishte Milanin, një nga skuadrat emblemë të futbollit italian.
Kuqezinjtë kanë përfunduar nga parajsa në ferr, teksa pas fitores spektakolare kundër Realit të Madridit në Ligën e Kampionëve, janë ndalur në një barazim nga Kaljari. Sfida ka përfunduar në shifrat 3-3, ku një një gol i Xapas në minutën e 89 i hoqi fitoren nga duart Milanit. Ndërkohë, Sherri ka nxjerrë topin tre herë nga rrjeta gjatë kësaj sfide, ku ka pësuar gol nga Leao (15’, 40’) dhe nga Tami Abrahami (69’)
https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2024/11/bandicam-2024-11-09-20-26-24-740.mp4?_=1