Armando Broja ka shënuar golin e parë për vitin 2022 me Southampton. Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën në takimin ndaj Brentford, që po fitohet me shifrat 4-1.
Goli i Brojës do të vinte në minutën e 48 të takimit. Pas një pasimi fantastik nga zona e Southampton, sulmuesi shfrytëzoi shpejtësinë e tij mbreslënëse duke kaluar edhe portierin kundërshtar.
Sulmuesi kuqezi ka shënuar golin e pestë për këtë sezon të parë të tijin në Premier League me fanellën e Southampton, i huazuar nga Chelsea deri në fund të sezonit. Broja dërgoi topin në rrjetë në minutën e 49-të, duke shënuar golin e tretë për Southampton.
Pas një pasimi të marrë nga Romeu, Broja me një sprint të fuqishëm la pas mbrojtjen kundërshtare dhe dërgoi topin në rrjetë dhe më pas festa me shqiponjë.
Pas disa dëmtimeve në fushën e lojës, trajneri Hasenhutl ka zgjedhur që ta largojë nga fusha rreth 10 minuta para fundit të takimit.
I gjithë stadiumi i Southampton është ngritur për ta duartrokitur, teksa nuk munguan edhe flamujt shqiptar dhe me shumë duartrokitje.
https://www.gazetatema.net/wp-content/uploads/2022/01/GANMG.mp4?_=1