Conference League ka parë skuadrat shqiptare në fushë, në turin e parë kualifikues. Shkëndija dhe Gjilani kanë bërë një hap për më tej, duke fituar ndeshjet e para në shtëpi.
Në Shkup, tetovarët kanë fituar 2-0 kundër Ararat të Armenisë. Për kuqezinjtë kanë shënuar Shala në minutën e 21 dhe Nafiu në fundin e pjesës së parë me një kryevepër.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Gjilani i është falur golit të Dabiqaj në minutën e 37, duke fituar 1-0 kundër Liepaja të Letonisë. Të dyja skuadrat shqiptare hedhin një hap drejt kalimit në turin tjetër, me ndeshjet e kthimit që luhen në 14 korrik.