Një ngjarje e turpshme është regjistruar ditën e sotme në kryeqytet teksa një grua i ka vjedhur çantën një djali në argjendari.
Ajo vihet re teksa hyn në argjendari e qetë dhe nga veprimet që bën, të bënë të mendosh se e kishte piketuar më parë djalin dhe çantën e tij.
Teksa i riu ishte bashkë me partneren dhe po shikonin për të blerë bizhuteri prej floriri, gruaja bën sikur e ka mendjen tek sendet e ekspozuara në vitrinë dhe afrohet tek çanta.
Ajo zgjat dorën dhe i merr me lehtësinë më të madhe çantën që djali e kishte lënë mbi banakun prej xhami dhe ishte tërësisht i hutuar duke parë bizhuteritë, bashkë më vajzën që e shoqëronte.
Ata do të blinin unazat e fejesës në një prej argjendarive në Tiranë që ndodhen në zonën e Shallvareve.
l.h/ dita