Dalin pamjet pas përplasjes së mjeteve në Igumenicë gjatë operacionit antidrogë, ku u arrestua një shqiptar dhe dy policë grekë.
Automjeti me 102 kg marijuanë, me të cilin udhëtonte 41 vjeçari Arben Murto dhe oficeri grek Konstantinos Nakos, gjatë tentativës për t’i ikur policisë, u përplas me tre automjete të parkuara.
Automjeti i përkiste sektorit të anti drogës në Igumenicë. Efektivët që ishin në operacion ndërhynë menjëherë duke neutralizuar shoferin dhe pasagjerin. Brenda mjetit u gjetën dhe sekuestruan 19 pako me 102 kg 670 gram marijuanë.
ADVERTISING
Nga hetimet, rezulton se oficeri Konstantinos Nakos ka qenë në detyrë patrullimi të planifikuar në oraret 22.00 – 06.00 së bashku me oficerin tjetër të anti-drogës, Dimitrio Oikonomou, 50 vjeç, i cili gjatë operacionit rezultoi se ndodhej brenda një kafeneje në Sajadhë, pranë kufirit greko-shqiptar.